Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
"S'më ineresojnë listat e partive", Meta: Do dal në çdo rrugë të bind qytetarët që të votojnë
Presidenti Ilir Meta u pyet për koalcionin opozitar dhe për daljen me dy lista të partisë Demokratike dhe LSI-së. Ai nuk dha një përgjigje për këtë, me arsyetimin se nuk është fokusi i Presidentit, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të rinovojnë kartat ID.
"Sesi dalin partitë është punë e tyre. Për mua ka rëndësi që të gjithë të bëjnë thirrje që qytetarët të dalin që qendrat e votimit. U bëj thirrje të rinovojnë kartat e ID", tha Kreu i Shtetit.
Ky i fundit tregoi edhe një episod nga takimet e tij, ndërsa tha se do dalë në rrugë për t'iu thënë qytetarëve të shkojnë të votojnë.
"Unë shkova te një kushëriri im në Maliq atje dhe piva një gotë raki...as raki nuk piva meqë ra fjala. Por të nesërmen i shkoi policia në shtëpi, kontroll këtej e andej, jo po djali juaj në Amerikë ka hedhur foto me armë, kështu e ashtu, tani ç’të bëjë unë. Normale do dal ta takoj në rrugë, shëtitje. Shkova në Durrës, e gjobitën atë. Nga 50 vetë që tha Bashkia, aty nuk ishin as 35 vetë, ç’të bëj? Do dal më qytetarët rrugë më rrugë. Për çfarë do dal? Për tu thënë të shkojnë të votojnë", tha Meta.