Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“S’më intereson nëse më gjykojnë”, BIRN: Deputetët miratojnë dyfishim pagash për veten dhe ministrat

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi të martën dy projektligje të Këshillit të Ministrave në funksion të së ashtuquajturës reformë për rritjen e pagave në administratën publike; “Për kompetencat për caktimin e pagave…” si dhe “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”.
Projekti i dytë që parashikon rritje pagash dhe një sistem të ri hierarkie në administratën publike përjashtonte nga rritja vetëm deputetët e Kuvendit dhe ministrat, gjë që u bë shkak për debate në komision.
Deputetë të të dy krahëve politikë votuan për rritjen e koeficientit të pagave të tyre dhe të ministrave, sipas një propozimi të ardhur nga Komisioni i Ligjeve, pasi e konsideruan fyese për hierarkinë institucionale përjashtimin nga skema e re e qeverisë.
Pagat e deputetëve do të llogariten me koeficient 0.73 dhe ato të ministrave me 0.75 në një hierarki që nis me pagën më të lartë të Presidentit të Republikës, bazuar në propozimin e deputetes Antoneta Dhima, që sipas saj ka për qëllim “përcaktimin e një hierarkie të drejtë dhe dinjitoze të pagave”.
Propozimi i qeverisë parashikonte një pagë prej rreth 156 mijë lekësh për deputetët, ndërsa me koeficientet e rinj paga e tyre dyfishohet dhe shkon në rreth 310 mijë lekë.
Deputeti i opozitës, Agron Shehaj e cilësoi reformën një ofendim të Kuvendit dhe i kërkoi ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, sqarim për logjikën e skemës së pagave, ku drejtori i përgjithshëm në ministri e ka pagën më të lartë se ministri.
“Mos është kjo një tallje e Ramës, duke përbuzur punën e ministrave dhe deputetëve, mos vallë i konsideron të korruptuar, apo një shfaqje populiste e tij që të detyrojë deputetët që të votojnë për pagat e tyre?” pyeti ai ministren.
Ibrahimaj tha se, “nuk ishte çështje vlerësimi, por prioriteti”.
“Ne donim që të gjitha kategoritë e tjera të përfitonin nga rritja e pagave dhe në përfundim të kësaj, do të sillnim një nismë për rishikimin e koeficienteve për anëtarët e kabinetit dhe deputetët,” u përgjigj ministrja.
Ndërsa Arbi Agalliu nga Partia Demokratike e cilësoi skemën e re si një shpërbërje të logjikës së shtetit. “Nuk ca sens logjik që një specialist ta ketë pagën më të lartë se eprori i tij,” tha ai.
Ndryshimin e koeficienteve për pagat e deputetëve dhe ministrat e kërkuan dhe deputetët e mazhorancës.
“S’më intereson nëse më gjykojnë,” tha deputeti i PS-së, Alban Xhelili , duke shtuar se nuk ishte çështja se po flisnin për pagat e tyre, por të paktën të ruhet niveli i pagave për deputetët.
Edhe deputeti Erion Braçe e kritikoi skemën e re të pagave të sjellë nga qeveria.
“Mjerë ai që e sheh Kuvendin si një vend që ka grumbulluar ca njerëz për të vjedhur, për t’i shërbyer vetes së tyre,” tha Braçe.
Gjithashtu, Braçe kërkoi nga qeveria që skema e rritjes së pagave të shoqërohet me një reformë të administratës.
“Kjo reformë nuk duhet të degradojë në shpërndarje parash për këdo që ka zënë një cep zyre, edhe për ata që nuk e meritojnë,” tha ai.
Braçe kritikoi dhe hendekun e pagave mes drejtuesve dhe punëtorëve në shoqëritë aksionere në sektorin e ujësjellësit, energjisë, postës, duke kërkuar që të ketë indeksim pagash për punonjësit.
Kritika për skemën e vendosjes së pagave në kompanitë publike erdhën edhe nga opozita.
Edmond Spaho tha se ka abuzime masive me pagat në këto shoqëri.
“Albcontrol, paga disa herë më të larta se Presidenti,” tha ai, duke shtuar se fondet janë përdorur dhe për “xhakuzi, masazhe, festa harbuese”.
Në lidhje me sistemin e pagave në shoqëritë publike u përgjigj Ermal Nufi, shefi i kabinetit të zëvendëskryeministres Belina Balluku, i cili tha se ato funksionin sipas ligjit për shoqëritë tregtare dhe nuk kishte kompetencë Këshilli i Ministrave në caktimin e pagave.
“Kemi konflikt ligjor,” tha ai duke shtuar se pagat në këto shoqëri vendoseshin nga bordet drejtuese.
Skema e re e rritjes së pagave në administratë hyn në fuqi me datë 1 prill dhe pse Kuvendi pritet ta kalojë të enjten për miratim. Kryeministri Edi Rama propagandoi këtë rritje me disa kategori të administratës gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve./BIRN
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38