Flash News

E-TJERA

“S’merr vesh nga këto punë”, Fatalitetet nga Covid-19, Koduzi debat me Bratajn: Injorancën tënde mos ma shit mua

“S’merr vesh nga këto punë”, Fatalitetet nga

Shifrat e vdekjeve nga Covid-19 janë kthyer në një ‘molle sherri’ mes koordinatorit Kombëtar për Shëndetësinë në PD, Gazmend Koduzi dhe kreut të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Të ftuar në ‘Real Story’, Koduzi deklaroi se 20 % e vdekjeve në vendin tonë gjatë 2020-ës kanë qenë nga Covid-19, ndërsa hodhi akuza se numri i fataliteteve nuk është deklaruar i saktë, ndërsa ka ndërhyrë Brataj duke iu drejtuar me nota ironie se “Injorancën tënde mos ma shit mua”.

Pjesë nga debati:
Koduzi: Llogaria nuk bëhet siç thoni ju. Llogaria bëhet ndryshe.
Brataj: Në Shqipëri ka të vdekur dhe nga infarkti, tumoret, covid. Eksesi i vdekjeve, janë 28 mijë të gjitha.
Koduzi: Nuk e di fare ti se s’merr vesh nga këto

Brataj: Injorancën tënde mos ma shit mua. Mos më thuaj mua nuk merr vesh.
Koduzi: Po s’merr vesh pra. S’je i kësaj fushe.
Brataj: Jo mos ma thuaj mua këtë. Se më the që nuk merr vesh.
Koduzi: Të kërkoj ndjesë. Numri i deklaruar i vdekjeve në 2020 ka qenë 1181. Sipas studimeve ndërkombëtare, 80 përqind kanë qenë pjesë e COVID dhe pjesa tjetër e sëmundjeve. Ne nuk e kemi 80 %, por e kemi 20 % . Është mashtruar me shifrat. Janë bërë pak teste. Kemi pasur raporte. Është analizë. Janë jetë njerëzish, nuk janë shifra. Nëse e shihni si shifra, puna juaj.
Brataj: Ju e dini se vdekja është pjesë e jetës
Koduzi: Po jo nga mungesa e shërbimit. I kemi mbajtur mbyllur spitalet me qëllim. Ku janë spitalet? Duhet të jenë gati kur do pacienti. Pacienti s’ka marrë shërbimin
Brataj: E kanë marrë shërbimin.
Koduzi: S’e ka marrë. Se edhe në raportimet e MSH, ka nisur raportimi në spitalet rajonale vetëm kur i ka hapur zyrtarisht. Thotë 3 spitale rajonale, por janë 11. Ku janë të tjerët. Kushedi se sa njerëz kanë vdekur në shtëpi se iu kanë ikur dritat dhe nuk kanë pasur oksigjen.

Të fundit