Flash News

E-TJERA

Protesta e opozitës/ Snajper në tarracë, forca të shumta policie dhe Kryeministria e “blinduar”

Protesta e opozitës/ Snajper në tarracë, forca të shumta

Një orë para nisjes së protestës së thirrur nga opozita, në selinë e PD janë mbledhur dhjetëra militantë, ndërsa policia e Shtetit është mobilizuar me forca të shumta efektivësh, rreth 1350 policë, në sheshin para godinës së qeverisë.

Masa të shtuara sigurie vërehen para Kryeministrisë e cila duket se është “blinduar” për protestën e sotme. Në tarracën e Kryeminstrisë, janë vendosur snajper.

Nga ana e opozitës, ka nisur përgatitja për protestën, ku në sheshin para Kryeministrisë është vendosur podiumi ku do të mbahen fjalime.

Protesta e sotme është konsideruar mjaft e rëndësishme nga ana e opozitës, e cila me organizimin e sotëm, hap stinën e protestave deri në rrëzimin sipas tyre të qeverisë dhe largimin e Ramës nga pushteti.

Të fundit