Flash News

E-TJERA

Snajpera, silenciatorë, pajisje për bllokimin e valëve, ja pamjet e furgonit të mbushur me armë te 'Myslym Shyri'

Snajpera, silenciatorë, pajisje për bllokimin e valëve, ja pamjet

Policia e Shtetit dha detaje nga operacioni i goditjes një ditë më parë të një baze ku ishte fshehur një arsenal armësh të dyshuara të trafikuara në zonën e Myslym Shyrit.  

Mësohet se trafikantët kanë përdorur si kamuflim një furgon të loguar me mbishkrimin “Mirëmbajtja Rrugore”, në të cilin u gjetën 23 armë zjarri (prej të cilave 5 snajperë), 1 silenciator, 17 krehra me municion luftarak, celularë dhe pajisje për shpërthime në distancë, pajisje për bllokimin e valëve, uniforma të ngjashme me ato të Policisë, si dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Snajpera, silenciatorë, pajisje për bllokimin e valëve, ja pamjet

Sipas njoftimit zyrtar, Eugert Sino dyshohet se i kishte fshehur armët, të cilat mendohet se janë të trafikuara, por ai ka mohuar çdo lidhje me armët, duke deklaruar se nuk ka dijeni se kush i ka vendosur ato në furgon, i cili, sipas tij, ka qëndruar i parkuar pranë banesës së tij. 

Mësohet se ky mjet kishte më shumë se një muaj që qëndronte i parkuar në zonë dhe se është ruajtur me efektivë civilë për të zbuluar kush hynte dhe kush dilte nga furgoni.

Fillimisht është ndërhyrë nga Policia Rrugore, si një manovër e agjentëve të policisë, me argumentin se kishte bllokuar rrugën dhe sapo janë konstatuar armët është bërë ndërhyrja nga agjentët e krimeve. 

 

Të fundit