Flash News

E-TJERA

S'ndryshojnë masat/ Komiteti i Ekspertëve flet për situatën me Covid-19, bashkia me më shumë të vaksinuar

S'ndryshojnë masat/ Komiteti i Ekspertëve flet për

Komiteti Teknik i Ekspertëve zhvilloi sot një konferencë për mediat, ku bëri një pasqyrë të situatës së pandemisë në vendin tonë. Ata kanë deklaruar se niveli i infektimeve vazhdon të mbetet i lartë.

Zëvëndësministrja Mira Rakacolli bëri me dije se pavarësisht kësaj, situata mbetet e qëndrueshme. Nisur nga kjo, ajo tha se nuk do të ketë ndryshim të masave.

Komiteti i Ekspertëve ka deklaruar se procesi i vaksinimit ka vijuar me ritme të larta, sidomos me dozat e dyta. Shefja e departamentit të infektimeve në ISHP, Silva Bino tha se mbulesë të mirë vaksinimi ka bashkia e Gjirokastrës, ndërsa shtoi se ritmi është shtuar në Durrës dhe në Tropojë.

"Gjatë kësaj jave ka pasur një rritje të vaksinimit me dozat e dyta. Ka pasur një përmirësim edhe në bashki të ndryshme për vaksinimin. Ka qenë Durrësi që ka dalë nga zona e kuqe pasi ka më shumë vaksinime. Më të mirë mbulesën vaksinale  është bashkia e Gjirokastrës me 81% me një dozë dhe mbi 60% me dy doza. Në veri kemi një mbulim në rritje të vaksinimit. Arsimtarët kanë një mbulesë më të mirë se pedagogët dhe mësuesit e çerdheve", tha Bino.

Ndërkohë shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka thënë se është rritur numri i qytetarëve që trajtohen në banesë. Ai shtoi se mbetet një numër i lartë i rasteve aktive në të gjithë vendin.

"Sot jemi me 849 raste ditore, 216 të shtruar por me një numër shumë të madh aktivësh. Mbrojtja nga format e rënda është shumë e mirë, ka rënë numri i humbjes së jetës dhe është rritur ndjeshëm numri i trajtimeve në banesë. Qytetarët kanë më shumë besim dhe e njohin pak më shumë sëmundjen. Kjo ka përmirësuar situatën dhe është në kontroll", tha Brataj.

 

 

Të fundit