Flash News

E-TJERA

‘Snoop Dogg’ shfaqet në rrugët e Londrës me truproja shqiptare

‘Snoop Dogg’ shfaqet në rrugët e Londrës me truproja

Të gjithë do të mendojnë se në foto është reperi i njohur amerikan Snoop Dogg, emri i vërtetë i të cilit është Calivin Cordozar Broadus. Por në fakt jo, është sozia e tij. "Snoop Dogg" është shfaqur në rrugët e Londrës nën shoqërinë e shqiptarëve. Gjatë një vizite në kryeqytetin anglez, Snoop Dogg është marrë në ruajtje nga një grup shqiptarësh.

Fotot e publikuara më poshtë tregojnë bodyguard-at shqiptarë të cilët shoqërojnë reperin e famshëm. Gjatë një udhëtimi me makinë Snoop Dog shfaqet duke bërë shqiponjën bashkë me një nga shoqëruesit shqiptarë. Gent Dedei ka qenë kreu i grupit që shoqëroi dhe ruajti Snoop Dogg në Londër.

Po ashtu, pjesë e “eskortës” shqiptare që ruajtën reperin e njohur, ishte edhe Skënder Leka, një emigrant nga Burreli.

‘Snoop Dogg’ shfaqet në rrugët e Londrës me truproja

Të fundit