Flash News

E-TJERA

Socialistët Evropianë kundër marrëveshjes për refugjatët: Politika të destinuara të dështojnë, s'është modeli ynë

Socialistët Evropianë kundër marrëveshjes për

Marrëveshja e firmosur mes Italisë dhe Shqipërisë ka ngjallur polemika, sa i përket transparencës së kampeve të refugjatëve që do të ngrihen në Shëngjin dhe Gjader.

Presidenti i Socialistëve Evropianë, Stefan Loefven, ka dalë kundër marrëveshjes. Loefven ka deklaruar se marrëveshja që firmosi Rama dhe Meloni, nuk është modeli i PSE.

Sipas tij, duhet të ofrohet një model gjithëpërfshirës në një kuadër progresiv.

“Migracioni duhet të menaxhohet duke përdorur një kuadër progresiv. Ne duhet të promovojmë shtigje gjithëpërfshirëse, duhet të gjejmë mënyra për ta bërë atë një fitore për shoqëritë tona dhe për emigrantët, ky është modeli që propozojnë socialistët. Jo siç dëshiron qeveria e ekstremit të djathtë në Itali t'i transferojë kërkesat për azil Shqipërisë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ai shprehet kundër mbështetjes që Shqipëria i ka dhënë Italisë në strehimin e refugjatëve, dhe thotë se politika të tilla janë të destinuara të dështojnë.

“Migracioni – shtoi Loefven – ka ekzistuar për aq kohë sa ka ekzistuar njerëzimi dhe e djathta angazhohet në demagogji kur thotë se mund ta ndalojë, këto janë politika të destinuara të dështojnë”.

Të fundit