Flash News

E-TJERA

"Socialistët po mbrojnë një aferë 100 milionë euro", Lala: Kuvendi të marrë vendim për mandatin e Xhaçkës

"Socialistët po mbrojnë një aferë 100 milionë

Pas publikimit të draft-opinionit të Komisionit të Venecias për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës, gazetarja Klodiana Lala ka ngritur akuza të forta ndaj mazhorancës socialiste, duke e lidhur rastin me atë që ajo e cilëson si një aferë korruptive prej 100 milionë eurosh.

Sipas Lalës, mazhoranca po mbron një investim strategjik të miratuar në kundërshtim me ligjin dhe po përdor procedurat për të fituar kohë deri në përfundimin e mandatit të deputetes Xhaçka.

Kuvendi duhet të mblidhet sa më shpejt dhe të marrë një vendim për këtë çështje. Komisioni i Venecias ka bërë të qartë se Kuvendi nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar, por duhet të marrë një vendim.

Socialistët fituan kohë duke dërguar çështjen në Venecia, ndërsa mandati i Olta Xhaçkës mund të zgjasë deri kur Gjykata Kushtetuese ta shqyrtojë, ndërkohë që zgjedhjet janë afër,” u shpreh Lala gjatë një deklarate në News24.

Ajo gjithashtu theksoi se Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka janë pyetur nga SPAK për këtë çështje, ndërsa një kryetar bashkie është tashmë pas hekurave për akuza të ngjashme.

Gazetarja apeloi për transparencë dhe kërkoi që Kuvendi të respektojë parimet kushtetuese dhe të mos vonojë më tej marrjen e një vendimi për çështjen e deputetes Xhaçka.

Të fundit