Flash News

E-TJERA

Sociologu: Pensionistët s’kanë nevojë për bonus, por për zgjidhje

Sociologu: Pensionistët s’kanë nevojë për bonus, por

Sociologu i njohur Gëzim Tushi komentoi bonusin e pensionistëve nga qeveria, nisur nga nieli i varfërisë në Shqipëri.

“Termi global i pensionistëve, nuk është i mjaftueshëm për të vlerësuar statusin e tyre financiar. Fjala është për atë grup pensionistësh që janë nën nivelin e varfërisë dhe që nuk janë pak. Ata që kanë pensionin nën 200 mijë lekë të vjetra konsiderohet si niveli bazik. Pjesa tjetër që e kanë mbi 200 mijë mund të themi se janë pensionistë që jetojnë në strukturën e përgjithshme të shoqërisë shqipare”, tha sociologu për Euronews Albania .

Sipas tij, bonusin e fundit të vitit, ai e quan një aspirinë sociale që nuk ul shqetësimet e pensionistëve.

“Bonusi këtë vit është përgjithësisht një aspirinë sociale që nuk ul temperaturën e problemeve financiare, ekonomike dhe shëndetësore që kanë të moshuarit, që sa vijnë e bëhen më të gjera. Kjo bën që pensioni i tyre të jetë i pamjaftueshëm.

Pensionistët kanë nevojë për zgjidhje të tjera, të rishikohet e tërë struktura e pensioneve. Mendoj që raporti i pensionistëve me festën, nuk është vetëm çështja e festës. Kjo është vetëm një natë por duhet parë konotacioni i festës, sa të gëzuar janë të moshuarit që ulen në tavolinën  e Vitit të Ri? Paratë janë të rëndësishme por nuk janë gjëja e vetme. Të moshuarit sot nuk kanë problem sasinë e konsumit”, tha Gëzim Tushi.

Të fundit