Flash News

E-TJERA

Soko: Nëse Berisha nuk dënohet, të gjithë të tjerët do flenë të qetë

Soko: Nëse Berisha nuk dënohet, të gjithë të
Pano Soko

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, Pano Soko nga Nisma 'Thurje' u shpreh se Berisha "non grata" është një moment delikat, sepse nëse nuk ndodh diçka, të gjithë të tjerët do të flenë të qetë.

Sipas tij, në vendin tonë janë dënuar prokurorë e gjykatës, por kurrë nuk janë dënuar ndonjëherë politikanë të lartë.

Soko: Ky është një moment delikat sepse nëse do të ndodhë diçka me këtë rast dhe t'i marrë prokuroria, se përndryshe të gjithë do të flenë të qetë. Maksimumi do të ikë Rama nga pushteti pas 8 vitesh dhe do t'i vijë një fletë që nuk futet dot në SHBA.

Ky është momenti për të tregua se sa seriozitet ka kjo çështje. Ne kemi dënuar prokurorë e gjykatës, por ne nuk kemi dënuar ndonjëherë politikanë të lartë. Nëse do të ketë një veprim konkret do të kemi një sinjal, se përndryshe bëjmë më shumë dëm.

Të fundit