Flash News

E-TJERA

Sokol Balla tregon shtetin ‘mik’ nga i cili Rama siguroi 975 dozat e para të vaksinës anti-Covid

Sokol Balla tregon shtetin ‘mik’ nga i cili Rama siguroi 975 dozat e
Gazetari Sokol Balla

Gazetari Sokol Balla ka zbuluar se prej nga erdhën vaksinat e para anti-covid në Shqipëri, disa javë më parë.

Gjatë emisionit që ai drejton ‘’Real Story’’, me në fokus vaksinën për Covid-19, gazetari thotë se 975 dozat në Shqipëri kanë ardhur nga shteti fqinj, Italia.

‘’Nga informacionet e mia. Të siguroj se vaksinat e para kanë ardhur nga Italia ‘’- tha Balla në emision. Ngarkesa prej 975 dozash u nis nga kompania ‘’Pfizer’’ në Gjermani, që sipas Ballës është porositur dhe dhuruar nga një vend fqinj si Italia për Shqipërinë.

Nga ana tjetër, edhe dje, nga Rinasi, në pritje të sasisë së parë të vaksinave nga kompania Pfizer, Rama sërish tha se nuk mund të tregonte vendin ‘mik’.

 

Të fundit