Flash News

E-TJERA

Sokol Mëngjesi vijon të jetë në gjendje të rëndë, 3 autorë ende në arrati

Sokol Mëngjesi vijon të jetë në gjendje të

Avokati Sokol Mëngjesi vijon të mbetet në gjendje të rëndë shëndetësore për jetën. Mëngjesi ndodhet ende në intubim.

Tre autorët e tjerë Romario Tabaku, Drivald Alia dhe Elton Kasaj mbeten në arrati. Policia po kryen kontrollet edhe në pikat kufitare pasi dyshohet se janë larguar jashtë Tirane.

Dorian Alia u vetëdorëzua pas ngjarjes. Alia ka deklaruar se qëllimi i tyre nuk ishte ta vrisnin avokatin, por thjesht ta frikësonin.

Organizatori i ngjarjes dyshohet të jetë Dritan Nano, vjehrri i njërit prej autorëve, pasi kishte pasur mosmarrëveshje me avokatin.

Policia tha se avokati Sokol Mëngjesi e ka përfaqësuar atë në një proces civil për trashëgiminë e një prone në Tiranë. Mëngjesi e ka fituar çështjen, por dyshohet se Nano nuk ka pranuar të plotësojë kushtet ligjore të kontratës që kishte me të.

Të fundit