Flash News

E-TJERA

Sokol Mjaçaj mbetet në regjimin “41 biss”, gjykata rrëzon kërkesën për lehtësim të masave

Sokol Mjaçaj mbetet në regjimin “41 biss”, gjykata
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të refuzojë kërkesën e të dënuarit me burgim të përjetshëm, Sokol Mjaçaj, për daljen nga regjimi i posaçëm “41 biss”.

Mjaçaj, i cili akuzohet për ekzekutimin e Arben Lleshit brenda burgut të Peqinit, kërkoi heqjen e këtij regjimi, por trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Ardit Mustafaj e rrëzoi pretendimin e tij, duke vendosur zgjatjen e masës për një vit tjetër.

I dënuari ka një histori kriminale të rëndë, pasi më parë është dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve në Malësinë e Madhe. Kërkesa e tij kundërshtonte vendimin nr. 619 të Ministrit të Drejtësisë, të marrë më 11 dhjetor 2024, për zgjatjen e regjimit të posaçëm.

Sipas vendimit gjyqësor, Mjaçaj ka të drejtë ta apelojë vendimin brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Për momentin, ai do të vijojë të qëndrojë nën masat e rrepta të izolimit.

Të fundit