Flash News

E-TJERA

Sondazh për mësimin online: Mbi 2 milionë euro në muaj për internetin, efektiviteti vlerësohet me notën 6

Sondazh për mësimin online: Mbi 2 milionë euro në muaj
Foto ilustruese

77.5% e studentëve e ndjekin mësimin online nëpërmjet telefonit, 20.5% nëpërmjet laptopit ose kompjuterit dhe vetëm 2% e aksesojnë mësimin nga tabletat e tyre. Këto janë përfundimet e një sondazhi të kryer nga Qëndresa Qytetare, ku janë marrë në pyetje 610 studentë nga 9 universitete publike të vendit.

Sa i përket efektshmërisë së mësimit online, është konstatuar se ka probleme si pasojë e mundësive të pakta që ofron telefoni celular për të aksesuar dokumenta dhe për të ndërvepruar me detyra kursi.

Studentëve gjatë ndjekjes së mësimit në distancë u është shtuar një kosto mujore, ajo e blerjes së paketave të internetit, e cila përllogaritet të jetë mbi 2 milion euro në muaj. Një tjetër gjetje e sondazhit është se 50.6% e studentëve shpenzojnë 20 euro në muaj për internet, 30.5% e tyre shpenzojnë 10 euro ndërsa 18.9% e studentëve shpenzojnë 30 euro e lart për të blerë internet me qëllim ndjekjen e mësimit online.

Nga ana tjetër asnjë nga 9 universitet publike nuk ka bërë reduktim të tarifës së studimit pavarësisht reduktimit të kostove administrative që kanë pasur.

Sipas Qëndresës Qytetare, studentët e 9 universiteteve publike e kanë vlerësuar me notën 6 efektivitetin e mësimit online, me notën 7 – 8 gadishmërinë e pedagogëve dhe me notën 5 – 6 shërbimin e ofruar nga sekretaritë e fakulteteve.

Të fundit