Flash News

E-TJERA

Sondazh për rolin dhe sjelljen e ambasadorëve të huaj, sa përqind e shqiptarëve janë dakord me qëndrimet e tyre

Sondazh për rolin dhe sjelljen e ambasadorëve të huaj, sa

Një sondazh për rolin e ambasadorëve të vendeve të huaja në Shqipëri tregon se sa i pranueshëm është qëndrimi i tyre nga qytetarët.

Sondazhi i realizuar nga Euronews Albania dhe MRB tregon se 70.9% e të pyeturve janë “plotësisht”  dakord me rolin e përfaqësuesve të huaj diplomatikë në Tiranë

Ndërsa 24.9% “nuk pajtohen plotësisht” me rolin dhe sjelljen e ambasadorëve. Sondazhi evidenton se ka një dallim mes përkrahësve të PS dhe PD në përgjigjën që japin ndaj kësaj pyetje.

Ata që në zgjedhjet e 25 prillit kanë votuar për PS-në, janë dakord me rolin dhe sjelljen e ambasadorëve, ndërsa personat që në zgjedhjet e fundit kanë votuar për PD, kanë një opinion të ndarë përgjysmë. 44.6%  e tyre bien dakord me rolin e diplomatëve të huaj dhe 50.3% janë kundër.

Sa i takon votuesve të pa përcaktuar, 65% janë dakord me rolin dhe sjelljen e ambasadorëve dhe vetëm 12.1% nuk pajtohen me rolin e tyre.

Të fundit