Flash News

E-TJERA

Sondazhet për 11 majin, LaCivita: Duan të ndikojnë në opinionin publik

Sondazhet për 11 majin, LaCivita: Duan të ndikojnë në

Strategu i fushatës elektorale të PD-ASHM, Chris LaCivita ka komentuar sondazhet e publikuara deri tani për zgjedhjet e 11 majit.

Duke folur në Syri tv në një komunikim online, LaCivita tha se sondazhet e bëra në janar nuk janë të vlefshme për t'u prezantuar tani. Ai foli për sondazhin e prezantuar pak ditë më parë nga John McLaughlin teksa tha se ndonjëherë sondazhet bëhen për të ndikuar në opinnionin publik.

Chris LaCivita: Koha në maj është shumë më ndryshe sesa koha në janar. Ka një ndryshim dramatik, dmth ndryshime të mëdha nga janari e deri më tani sidomos në dinamikën e politikës shqiptare dhe një sondazh i janarit nuk është i vlefshëm për t'u prezantuar në maj për shkak të dinamikës që ka patur politika shqiptare në dinamikën e këtyre kohërave pikërisht kjo politikë.

Pollster-si kryesor i presidentit Trump ka qenë Tony Fabrizio i cili është pjesë e ekipit tonë. Unë e njoh John McLaughlin ka qenë pjesë e ekipit tonë, është miku im dhe kemi punuar bashkë. Por përgjithësisht ndonjëherë sondazhet bëhen për të ndikuar në opinnionin publik nëpërmjet gjerave që ato publikojnë. Ne kemi vepruar ndyshe me Tony Fabrizion dhe me ekipin jemi fokusuar më tepër në problemet 12 vjeçare të qeverisë dhe problemet e shaktuara ndaj shqiptarëve nga qeveria Rama

Të fundit