Flash News

E-TJERA

Sondazhi i Antonio Notos dhe Rtv Ora: Kandidatët e PS kanë pëlqyeshmërinë më të madhe, PD ‘rrëmben’ të pavendosurit

Sondazhi i Antonio Notos dhe Rtv Ora: Kandidatët e PS kanë

Në mesin e një debati se cila nga partitë ka kandidatët për deputet më cilësorë, sondazhi i Antonio Notos dhe Rtv Ora konstaton se 34.9 e qytetarëve vlerësojnë listën e PS dhe Edi Ramës.

30.4%  vlerësojnë listën e Bashës dhe aleatëve, 5.5 listën e LSI dhe Monika Kryemadhit.

Pëlqyeshmëria e 2.3% të qytetarëve shkon për listat e partive të reja.

Ndërsa 26.9% janë shprehur se nuk e dinë.

Po si i përgjigjen kësaj pyetje zgjedhësit e partive.

84.6% e zgjedhësve socialistë janë në favor të listës së Ramës, 1.1 vlerësojnë listën e Bashës. 13.7% janë të pavendosur.

Në kampin blu, 84.1 vlerësojnë listën Basha, 2.3% vlerësojnë listën e PS, 12.4 janë të pavendosur.

Te LSI 90.2 e zgjedhësve i vlerësojnë kandidatët e tyre më të mirët, 1.5% vlerësojnë ata të PS dhe 1.7% ata të PD. Të pavendosur janë 6.5.

Mobilizim ka edhe te zgjedhësit e partive të vogla, ku 95.3% e tyre thonë se kandidatët më cilësore i kanë këto parti.

Një fakt interesant është se PD ka arritur të bindë 23.8% të të pavendosurve nga 6.9% që ka PS dhe 1.8 LSI.

Listat e tjera kanë pëlqyeshmërinë e 4.1% të të pavendosurve ndërsa 63.4% e tyre notojnë akoma në ujërat e “Nuk e di”.

Zgjedhësit që nuk votojnë nuk prishin qejfe mes partive. 14% e tyre vlerësojnë listat e PD-PS, 10.9% LSI, 3.2% partitë e tjera dhe 57.8% shprehen se nuk e dinë. Ora News

 

Të fundit