Flash News

E-TJERA

Sondazhi i dytë: Opozita e bashkuar dhe PS ‘kokë më kokë’ për votën e shqiptarëve

Sondazhi i dytë: Opozita e bashkuar dhe PS ‘kokë më

Opozita e Bashkuar dhe Partia Socialiste pritet të përballen kokë më kokë në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, zbuloi sondazhi i dytë zgjedhor kombëtar i Barometrit Politik në Euronews Albania.

42.8% e personave të anketuar thanë se do të votonin për opozitën e bashkuar në zgjedhjet parlamentare, ndërsa 43.8% u përgjigjën se do të mbështesnin Partinë Socialiste.

Krahasuar me të dhënat e sondazhit të parë, ka një rritje të lehtë të mbështetjes për opozitën e bashkuar, si dhe një rënie gjithashtu të lehtë për mbështetjen ndaj PS.

Shqiptarët iu përgjigjën gjithashtu pyetjes nëse duan të qeverisen nga një parti e vetme apo nga një koalicion partish, ku 50.4% votuan për qeveri nga një parti e vetme dhe 40.5% thanë se duan qeveri nga një koalicion partish.

Krahasuar me sondazhin e parë, mbështetja për qeveri të një partie ra me 4.3%, ndërsa u shtua me 2% dëshira për koalicion qeveritar.

Të fundit