Flash News

E-TJERA

Sondazhi i 'Euromedia Research': 67% e demokratëve mbështesin Sali Berishën

Sondazhi i 'Euromedia Research': 67% e demokratëve

Në Çim Peka Live në Syri Tv u publikuan të dhënat e sondazhit të 'Euromedia Research', realizuar nga kryesuesja italiane e sondazhit, Alessandra Paola Ghislieri. 

Cilën rrymë politike mbështesni, të Sali Berishës apo të Lulzim Bashës, ishte nje nga pyetjet.

66.8% e votuesve demokratë mbështesin linjën politike të liderit historik të PD, Sali Berisha. Vetëm 19.1% e tyre mbështesin Lulzim Bashën. 

Në rang total, 35% e shqiptarëve mbështesin Sali Berishën dhe 23.7% Lulzim Bashën. Interesante janë shifrat sa i takon zgjedhësve të PS.

36.3% e tyre mbështesin Lulzim Bashën, ndërsa 12.2% Sali Berishën. Në sondazh janë intervistuar 1 mijë persona. Syri.tv

 

Të fundit