Flash News

E-TJERA

Sondazhi i IRI për besueshmërinë e mediave, Tomorri: Filtrojini ato që nxirrni

Sondazhi i IRI për besueshmërinë e mediave, Tomorri: Filtrojini

Një sondazh i fundit i publikuar nga Instituti Republikan për besueshmërinë e mediave, ka nxjerrë edhe media të cilat nuk njihen nga vetë gazetarët.

Gazetari Klodian Tomorri, në një postim në Facebook, shkruan se fillimisht autorët e raportit duhet t’i filtrojnë këto informacione, pasi një media si Syri TV renditet thuajse në një linjë për besueshmërinë me Qarku.al, portal i pa dëgjuar më parë që raporton për qarkun e Korçës.

“Tek ky sondazhi qe ka bere Instituti Republikan, dmth ata kane emrin se sondazhin e ka bere IDRA jone këtu, pas këtyre Top Channel, Klan, News e me the e te thashë një nga mediat me te besueshme për shqiptaret ne rang kombëtar ka dale dhe portali qarku.al.

Madje Qarku.al ka dale rrote me rrote për nga besueshmëria edhe me Syrin, kurse Ora News-it ja ka kaluar.

Tani Qarku.al me gjithë respektin, qenka një portal qe bëka kryesisht lajme për Korçën dhe zonën e Maliqit, Devollit. Unë qe merrem me këto pune sot e mora vesh nga sondazhi, qe ekziston.

Ore ju fitoni leket me sondazhet se kjo është normale, për këtë pune kemi dale te gjithë. Por filtrojini pak këto qe nxirrni.

Se do kontaktoj dhe vet tani ndonjë institut amerikan dhe do ta nxjerr Kapitali.al media me te rëndësishme se CNN, BBC dhe Financial Timesi te marra se bashku”, shkruan Tomorri.

Të fundit