Flash News

E-TJERA

Sondazhi i Zaloshnjës: 60% e anëtarësisë mbështet Berishën, Alibeajt i mbetet vetëm 20%

Sondazhi i Zaloshnjës: 60% e anëtarësisë mbështet

Çështja e zgjedhjes së presidentit të ri ka krijuar më shumë ngërçe në Partinë Demokratike.

Enkelejd Alibeaj është pozicionuar pro procesit të iniciuar nga maxhoranca e Edi Ramës për zgjedhjen e presidenti të ri. Pjesa dërrmuese e deputetëve janë shprehur kundër bashkimit me socialistët, mes tyre edhe ‘Rithemelimi’ i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Analisti Eduard Zaloshnja ka treguar rezultatet e sondazhit të tij lidhur me ‘krahun’ të cilën anëtarësia mbështet më shumë. Në News 24, Zaloshnja tregoi se ish-kryeministri Berisha zotëron përqindjen më të lartë të mbështetësve. 60% e anëtarësisë së PD mbështesin Berishën, 20% Alibeajn dhe 20% tjetër nuk mbështet asnjërin.

“Nga sondazhi që bëra unë në fundjavë, dallohet qartazi një ndarje e elektoralit në tre segmente, segmenti pro Berishës afro 60 %, segmenti pro Alibeajt 20% dhe 20% që qëndrojnë neutral. Nuk është rastësi që këto grupime të kenë qëndrime të ndryshme për këto çështje. Sot kjo është çështja më e rëndësishme politike dhe këto vendime reflektojnë ato që ndihen në elektoratin e thjeshtë. Berisha ka arritur që të ketë rreth tij pothuaj 60% të elektoratit të djathtë. Alibeaj është në pozicion delikat. Nga pikëpamja juridike kemi një vendim që njeh Komisionin e Rithemelimit, që e ka shkarkuar. Për aq kohë sa çështja mbetet e hapur në gjykatën e Apelit, Alibeaj s’mund të thotë që jam kryetari legjitim i PD. Vendimi që është aktualisht është i shkallës së parë. Vendimi i shkallës së Parë njeh Berishën. Derisa të vendosë apeli Alibeaj është midis”, u shpreh Zaloshnja.

Të fundit