Flash News

E-TJERA

Sondazhi i Zaloshnjes: Cilat janë dy shtetet me të cilat shqiptarët duan t’i japin prioritet marrëdhënieve

Sondazhi i Zaloshnjes: Cilat janë dy shtetet me të cilat

“A është ky shtet ndër dy vendet e mëdha me të cilat Shqipëria duhet t’u japë prioritet marrëdhënieve?” është pyetja e drejtuar në sondazhin e kryer nga Eduard Zaloshnja në muajin mars të publikuar në emisionin ‘Politiko’ në Top News.

Sipas këtij sondazhi, Shqiptarët janë më të prirur për marrëdhënie më të ngushta me SHBA dhe Gjermaninë.

Sondazhi i Zaloshnjes: Cilat janë dy shtetet me të cilat

Sipas Zaloshnjes i ftuar në studio, kjo zgjedhje vjen pasi konsiderohen si shtet të fuqishme dhe që ndihmojnë Shqipërinë.

Gjermania ka qenë vendi që ka dominuar politikën evropiane, ka qenë lokomotiva e demokracisë në Europë. Kjo bën që shqiptarët të mendojnë se porioritet të kemi shtetin me fuqi të madhe ekonomike dhe politike.

Janë pyetur në mars njerëz nga Konispolit deri në Vermosh me 1100 njerëz.

Konkurrenca ka qenë Turqia, pasi ka qenë e pranishme edhe nga feja. Kjo nuk përjashton SHBA e Gjermaninë. Italia ka pasë probleme për vete. Shtete e fuqishme kuptohet se ndihmojnë vendet më shumë. SHBA e Gjermania janë dy shtete me ndihmën e të cilëve ecim përpara”, tha Zaloshnja.

Ish deputeti Ervin Bushati shtoi se ky orientim vjen pasi Gjermania ka investuar më shumë në vendin tonë.

“Shqiptarët kanë super busull. Për shqiptarët investimet e gjermanëve janë mbi 1 miliard euro është investoi më i madh nga vendet tjera në infrastrukturë, ekonomisë e biznesit", tha Bushati. 

Të fundit