Flash News

E-TJERA

Sondazhi i Zaloshnjës: Qytetarë apo militantë morën pjesë në protestat ndaj rritjes së çmimeve?

Sondazhi i Zaloshnjës: Qytetarë apo militantë morën

Emisioni ‘Politiko’ dhe Politiko.al angazhoi sondazhistin e mirënjohur Eduard Zaloshnja, për të zhvilluar një sondazh rreth çmimeve të rritura dhe protestave ndaj tyre.

Një ndër pyetjet e drejtuara duke shpërndarë 2000 SMS të rastësishme në gjithë territorin e vendit ishte “Ç’lloj protestuesish mendoni se kanë marrë pjesë MË SHUMË në protestat ndaj rritjes së çmimeve?”.

Në këtë sondazh rezultoi se 36% e të anketuarve mendojnë se në protest morën pjesë militant partie, 23% prej tyre qytetarë të zakonshëm dhe 41% mendojnë se në protest morën pjesë të dy kategoritë.

Sondazhi i Zaloshnjës: Qytetarë apo militantë morën

Gjithashtu, të anketuarit u pyetën për gjininë, moshën, vendbanimin (urban-rural), dhe për votën e tyre të 25 prillit 2021.

Në këtë mënyrë, u krijua mundësia për të kontrolluar nëse kampioni statistikor ishte i balancuar gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht.

Në fakt, kampioni rezultoi disi i zhbalancuar, dhe për këtë arsye, u ripeshua statistikisht, për ta përfaqësuar sa më mirë elektoratin shqiptar. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor për kampionin e ripeshuar statistikisht është plus/minus 2.7%.

Të fundit