Flash News
Dialogu, Kurti pas takimit me Lajçak: Nuk mund të jetë as prioriteti i parë, as i dytë
Qeveria ka vendosur të auditojë vetveten, Gjykata Kushtetuese ia miraton
3 zyrtarë të ‘Mbrojtjes’ të pandehur pas denoncimit të PD, Alibeaj: SPAK dështoi, hajdutët e vërtetë që duhet të ndëshkojë
Covid-19 në Shqipëri/ 20 humbje jete, pas uljes së testimeve, bie edhe numri i infektimeve
Shtyhet dërgesa e Pfizer, kur pritet të mbërrijnë 15,210 dozat e vaksinave në Shqipëri
Sondazhi Kombëtar i Rtv Ora & Notto: Tkurren PS-LSI nga 2017, rritje PD
Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë rënie të votave krahasuar me zgjedhjet e 2017, sipas sondazhit të publikuar nga Rtv Ora dhe Anonio Notto.
Ndërkohë Partia Demokratike ka një rritje.
Këto rezultate u publikuan në studion e “Tempora” të Sonila Meços dhe nën komentin e Antonio Notto-s.
“Ka shumë zgjedhës që mendojnë të shkojnë të votojnë por sot nuk dinë se cilën parti të votojnë. Futen te kategoria e të pavendosurve që mund të ndikojnë në mënyrë domethënëse në zgjedhje. Sipas vlerësimeve tona PS do të jetë rreth 44%, që mund të ketë luhatje nga 42-46%, është partia që është paksa në ulje në krahasim me të dhënat e 2017. Te PD shoh pak ndryshim.
Ne çmojmë në përqindjen 35%, ka një nivel luhatje 33-37%. Edhe LSI e projektojmë me një ulje të vogël në krahasim me 2017, me 11%, me një luhatje nga 9-13%. PDIU gjithashtu ka një ulje në krahasim me 2017 ku mori 4.8%, sot ka gjysmën. Luhatja është 1-3%”, e sqaroi Notto këtë rezultat.
Tabela 2: Kush votoi PO dhe kush JO
Tabela 1
Pavarësisht gjithçkaje a mendoni se zgjedhjet politike do të jenë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë apo jo?
85.4 % mendojnë për PO.
Cfarë duhet të dimë për sondazhin?
Marzhi i gabimit është 2-3%. Antonio Notto shpjegoi se është kampion përfaqësues i zgjedhësve shqiptarë, për banorët që janë në Shqipëri dhe do të marrin pjesë në votime. Është një kampion prej 2000 zgjedhësish sipas moshës dhe vendit të qëndrimit, është marrë në qytete të mëdha dhe të vogla. Me telefon fiks dhe celular.
Ditari politik









Të fundit











Dvorani/ Meta ashpërson tonet: Amerikanët e Edi Ramës unë i kap për veshi
1 Mars 2021, 20:49

Kush po kujdeset për dukjen e Meghan Markle
1 Mars 2021, 20:17
Pse një marrëveshje dhe jo një koalicion PD-LSI
1 Mars 2021, 20:00
Sa përshtateni sipas shenjës që keni në horoskop
1 Mars 2021, 19:56

Qeveria ka vendosur të auditojë vetveten, Gjykata Kushtetuese ia miraton
1 Mars 2021, 19:30