Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Sondazhi, kosto e rritur e jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve

Rritja ekonomike mbi mesataren dhe nga ana tjetër, reduktimi i popullsisë nuk po ndikon që shqiptarët të dalin nga kurthi i ekonomisë së dobët.
Kostot e larta të jetesës dhe përmirësimi i financave personale mbeten sfidat themelore për një pjesë të madhe të shqiptarëve të arsimuar dhe me një punë të qëndrueshme.
Një sondazh i “Monitor”, që u zhvillua gjatë muajit dhjetor, ku u anketuan 504 persona, evidentoi se për 67% e tyre, gjendja financiare vitin e kaluar nuk kishte ndryshuar ose ishte më e keqe se në vitin 2023.
Vetëm 32% pohuan se ishin në një situatë më të mirë financiare. Sondazhi u zhvillua online, nëpërmjet platformës ECR (Engaged Citizens Reporting – Angazhimi i qytetarëve në raportim).
Kampioni është rastësor dhe nuk përbën gjetje shkencore.
Mbi 17% pohuan se situata financiare në familjet e tyre ishte shumë e keqe dhe për shumicën, gati 74%, kostoja e rritur e jetesës ishte sfida kryesore e vitit të kaluar.
Pjesëmarrësit në anketë që zotëronin biznese (45 gjithsej) 20% pohuan se ecuria e vitit 2024 ishte shumë e dobët, kundrejt 6.7% që pohuan shumë e suksesshme.
Shumica e bizneseve, 42%, synojnë më së shumti stabilitetin këtë vit dhe 29% e tyre synon zgjerim të mëtejshëm.
Situata ekonomike dhe shëndeti janë çështjet me më ndikim këtë vit ndër të anketuarit.
Kostoja e jetesës, shqetësimi kryesor në vitin 2024
Kostot e larta të jetesës ishin shqetësimi kryesor i qytetarëve në të paktën katër anketa që “Monitor” kreu nëpërmjet thirrjeve të hapura që kryesisht kishin në fokus zhvillimet ekonomike.
Shqetësues mbetet fakti se situata jo e mirë ekonomike është stresuese për familjet e shtresës së mesme dhe me profesione që sigurojnë të ardhura mbi mesataren.
Anketave të “Monitor” u përgjigjet një grup personash, pothuajse të gjithë me arsim të lartë dhe me grada shkencore. Në sondazhin e fundit që trajtoi angazhimin e qytetarëve për festat e fundvitit kishte pyetje rreth sfidave që kaluan dhe që presin individët dhe familjet të kalojnë.
Të anketuarit zgjodhën më shumë se sa një sfidë që kishin kaluar për vitin 2024. Për shumicën, 74%, “kostoja e rritur e jetesës” ishte shqetësimi kryesor bashkë me sfidën tjetër, që gati 54% e pjesëmarrësve kanë pohuar se nuk kanë mundur të kursejnë.
Për 63% ka qenë sfidë rritja e çmimeve të produkteve bazë, të tilla si shpenzimet për ushqime, karburant etj., dhe borxhet familjare ishin sfidë për 11% të pjesëmarrësve.
Anketat e fundit të “Monitor” kanë zbuluar se familjet shqiptare gjithnjë e më shumë nuk po përballojnë kostot e rritjes së fëmijëve. Tarifat e larta të shërbimeve arsimore të parashkollorit dhe të atyre pas shkollës (after school) po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë rritjen e fëmijëve nga ana financiare.
Përfshirja e grave në tregun e punës ka rritur nevojën për kujdes me pagesë në familje. Mungesa e fuqisë punëtore dhe nevojat e larta për kujdes ndaj fëmijëve kanë rritur çmimet e shërbimeve, duke e vështirësuar jetesën e familjeve që rrisin fëmijë.
Më shumë se 20% e të anketuarve pohuan se vitin e kaluar, sfida më e madhe e tyre ishte përballimi i shpenzimeve për familje të tilla si arsimi dhe aktivitet jashtë shkollës si kurse etj.
Çështjet që kishin lidhje me ekonominë ishin shqetësim i madh për të gjithë. Duke qenë se të anketuarit mund të zgjidhin më shumë se një sfidë me të cilën ishin përballur më 2024, 23.6% tyre pohuan se pasiguria e të ardhurave ishte sfidë, ndërsa për 18% ka qenë sfidë pagesa e qirasë mujore dhe e këstit të kredisë.
“Kosto e jetesës është shtrenjtuar shumë. Negativisht ka ndikuar rritja e qirave dhe e këstit të kredisë. Nga ana tjetër, rënia e valutave të huaja EUR dhe USD kanë gërryer kursimet.”, thotë përfaqësuesi i një biznesi nga Durrësi.
Gjatë tre viteve të fundit, ekonomia e vendit është rritur mbi mesataren e dekadës së kaluar dhe në anën tjetër, popullsia e vendit është reduktuar me mbi 420 mijë banorë ndërmjet 2011-2023 sipas të dhënave nga Censet.
Mirëpo rritja ekonomike po mbetet e ngurtë, pasi shpërndarja e saj nuk po bëhet në mënyrë të drejtë në të gjithë popullsinë.
Tregues të tjerë zyrtarë të vendit e referojnë këtë fakt. Më shumë se 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë, sipas të dhënave të fundit të INSTAT që matën të ardhurat dhe nivelin e jetesës në vitin 2023.
Sipas rezultateve të fundit, Shqipëria kishte 42.1% të banorëve që vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë.
Mbi 1 milion shqiptarë jetojnë në familje që nuk mund të përballojnë të paktën 7 nga 13 kategoritë e privimit material (6 kategori që lidhen me privimin në nivel individi dhe 7 kategori që lidhen me privimin në nivel familje).
Sipas parametrave europianë (Eurostat) një individ konsiderohet i varfër nëse nuk ka mundësi për të pasur lidhje interneti, të zëvendësojë veshjet e vjetra me disa të reja, të ketë dy palë këpucë që përshtaten siç duhet (përfshirë një palë këpucë për të gjitha stinët); të shpenzojë një sasi të vogël parash çdo javë për veten, mundësi për të pasur aktivitete të rregullta në kohën e lirë dhe takime me miqtë/familjen për një pije/vakt të paktën një herë në muaj.
Sipas INSTAT, më shumë se 42% e shqiptarëve nuk e kanë këtë mundësi, e konfirmuar edhe nga të gjitha anketat e “Monitor”.
Sfidat bëhen të larmishme
Urbanizimi i shpejtë, ndryshimet demografike, barra e sëmundjeve dhe disa zhvillime specifike ekonomike kanë rritur barrën e sfidave për qytetarët.
Për shembull, disa të anketuar pohuan se sfida më e madhe e vitit të kaluar ishte pamundësia për blerjen e një shtëpie, për disa ishte rënia e kursit të këmbimit. Zhvlerësimi i Euros ndaj Lekut ka gërryer të ardhurat dhe fitimet e bizneseve dhe individëve që kanë të ardhurat në valutën e përbashkët të BE-së.
Shpenzimet e larta për shëndetin janë sfida për një pjesë të vogël të individëve, ndërsa korrupsioni ishte shqetësimi më madhor i vitit të kaluar, për një pjesë të vogël të të anketuarve.
Çështje të tilla si konfliktet familjare për zhvillimin e pronave ishin shqetësime.
Gjobat, tarifat dhe taksat e larta të shërbimeve nga e-albania ishin sfidë për dy të anketuar.
“Të rrisë qeveria pensionet, sepse nuk ia dalim dot”, thotë një pensioniste nga Korça.
Ka dhe nga ata që janë të lodhur nga jeta në qytet. Bardhi nga Tirana thotë se synon ndërtimin e një jete “remote”, të shkëputet nga xhungla e Tiranës dhe ka si moto: “Puno jeto, prodho vetë çdo gjë”.
20% të bizneseve e vlerësojnë dobët 2024, 37.8% të suksesshëm
Ekonomia e vendit u përball me disa zhvillime disi ekstreme më 2024. Në njërën anë, rënia e vazhdueshme e Euros krijoi falimente zinxhir në të gjithë industrinë për eksport, sidomos në sektorin fason, për shkak edhe të një rënie të kërkesës nga jashtë dhe në anën tjetër, bizneset që ishin të lidhura me turizmin e zgjeruan më tej aktivitetin nga rritja e numrit të vizitorëve në vend.
Bizneset që morën pjesë në anketë (45 gjithsej) 20% e tyre pohuan se viti 2024 ishte i dobët ose shumë i dobët. 31.5% e tyre pohuan se ishte një vit i suksesshëm dhe shumë i suksesshëm dhe 42% e vlerësuan mesatarisht performancën e aktivitetit më 2024.
Pyetjes “A ka ndikuar situata ekonomike në vend në biznesin tuaj këtë vit (biznes)”, mbi 62% pohuan se ka ndikuar negativisht dhe shumë negativisht, 22% pohuan aspak dhe rreth 13% thanë se ka ndikuar pozitivisht.
17.8% e bizneseve planifikojnë reduktim dhe falimentim
Stabiliteti i biznesit, pra mbajtja e ecurisë së aktivitetit në nivelin e 2024, është pritshmëria kryesore e bizneseve për 2025.
42% e tyre zgjodhën si pritshmërinë kryesore të këtij viti ruajtjen e stabilitetit aktual. Rreziqet e papritura që po ndodhin në tregjet e jashtme dhe ato të brendshme të tilla si luftërat, ndikimet klimatike dhe ngjarje të papritura kanë rritur pasigurinë te bizneset.
Ndaj ruajtja e stabilitetit të aktivitetit vlerësohet si arritje kryesore për këtë vit.
Një përqindje e madhe e bizneseve 17.8% pohuan se do të falimentojnë dhe do të reduktojnë aktivitetin më 2025. 6.7% e bizneseve që morën pjesë në anketë pohuan se do të mbyllin biznesin këtë vit, ndërsa 11% e tyre do të reduktojnë aktivitetin.
Një pjesë tjetër prej 11% nuk ndihen të sigurt për zhvillimet e këtij viti dhe rreth 29% pohuan se do të zgjerohen më tej.
Përmirësimi i financave personale, objektivi kryesor më 2025
Çështjet ekonomike dhe sidomos përmirësimi i financave personale janë objektiv themelor i 504 individëve dhe bizneseve që morën pjesë në anketë.
Rezultatet treguan se 254 persona, 50.3% e të anketuarve, mendojnë se çështja që do të ndikojë më shumë jetën e tyre më 2025 është “ekonomia dhe financat personale”, ndërsa “shëndeti personal” ishte çështja me më ndikim në vitin 2025 për 16.8% të të anketuarve.
Marrëdhëniet më të mira shoqërore dhe familjare ishin çështja më e rëndësishme që mund të ndikojë në jetën e tyre më 2025 për 16% të të anketuarve, ndërsa për 14%, karriera dhe arritjet profesionale do të ndikojë më shumë këtë vit.
Për një pakicë, çështjet që mund të ndikojnë më shumë këtë vit janë luftërat, zgjedhjet parlamentare dhe besimi te Zoti.
2025, mbizotëron optimizmi
Optimizmi mbizotwron mbi pesimizmin më 2025. Rreth 42% e të anketuarve pohuan se ndihen optimist dhe shumë optimist dhe vetëm 18% pesimist dhe shumë pesimist.
Një pjesë e konsiderueshme e të anketuarve, rreth 40%, kanë një qëndrim neutral për nivelet e optimizmit këtë vit.
Pyetjes “A jeni optimist për vitin që po vjen? (biznes dhe individ), 39.9% ju përgjigjën as pesimist, as optimist, 34.5% thanë optimist, 11.9% pak pesimist. 7.7% u shprehën se ndihen shumë optimist dhe 6% e të anketuarve pohuan se ndihen shumë pesimist.
Objektivat kryesore, ekonomia dhe shëndeti
Të anketuarit kishin mundësi të zgjidhnin më shumë se një objektiv për këtë vit, ndaj shumica e tyre zgjodhën përmirësimin e financave personale dhe kujdesin për shëndetin.
Për 75% të të anketuarve, përmirësimi i financave personale ishte një nga objektivat kryesore për këtë vit, ndërsa për 56% të tyre, përmirësimi i shëndetit dhe mirëqenies.
Objektiva të tjera si krijimi i marrëdhënieve të reja ishin objektivi më i rëndësishëm për 14.7% të të anketuarve për 2025, udhëtimet dhe përvoja të reja ishin objektiv i rëndësishëm për 33% të të anketuarve.
Për disa të tjerë, objektiv kryesor për vitin 2025 ishte largimi nga vendi, i renditur nga pjesëmarrësit në opsionin “objektiva të tjera më 2025”.
Disa vlerësuan si mjaft të rëndësishme qetësinë mendore, nivelin e ulët të stresit. Largimi nga Tirana në një qytet tjetër ishte objektiv për një pjesëmarrës.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38