Flash News

E-TJERA

Sondazhi: Vendet kryesore të BE-së preferojnë më shumë anëtarësimin e Ukrainës, se Ballkanin Perëndimor

Sondazhi: Vendet kryesore të BE-së preferojnë më shumë

Mbështetja publike për pranimin e Ukrainës në BE është dyfishuar që nga viti 2018 në Gjermani, Francë, Itali dhe Spanjë teksa shprehen se Ukraina duhet t'i bashkohet Unionit. Mbështetja më e madhe shihet në Spanjë, ku 60% e qytetarëve janë pro anëtarësimit të Ukrainës në BE dhe vetëm 14% janë kundër.

YouGov, një grup ndërkombëtar i të dhënave dhe analitikës kërkimore ka kryer hulumtimin më të ri në mars në lidhje me mbështetjen ndaj anëtarësimit të Ukrainës në BE të qytetarëve në katër nga vendet më të mëdha të BE-së. Krahasimi me Ballkanin Perëndimor tregon disa pika interesante, shkruan EWB.

Ukraina, e cila as nuk ka hyrë në procesin zyrtar të anëtarësimit, ka më shumë mbështetje se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Mbështetja mesatare e vendeve të Ballkanit Perëndimor është 15% më e ulët se mbështetja mesatare për Ukrainën.

Mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në BE është më e ulëta ndër të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe mbetet nën 30% dhe mbështetja më e lartë është për Malin e Zi edhe pse është vetëm 36%. Bosnja dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë mbështetje të ngjashme me rreth 35% dhe pranimi i Shqipërisë në BE ka mbështetjen e çdo të treti qytetar. Serbia ka mbështetjen e dytë më të ulët me vetëm 31% të atyre që janë në favor të anëtarësimit të saj në BE.

Të fundit