Flash News

E-TJERA

Sondazhi: Vetëm 1 në 3 qytetarë të Tiranës të kënaqur me Veliajn

Sondazhi: Vetëm 1 në 3 qytetarë të Tiranës të

Sondazhi "Notosondaggi", i drejtuar nga eksperti i njohur italian Antonio Noto, paraqiti perceptimet e qytetarëve për punën e Bashkisë së Tiranës gjatë dekadës së fundit, nën drejtimin e Erion Veliajt.

Rezultatet u publikuan në emisionin “Log.” në News24.

Në pyetjen “Duke menduar për Bashkinë e Tiranës dhe 10 vitet e fundit, sa të kënaqur jeni me punën dhe rezultatet e arritura nga Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj?”, qytetarët kanë dhënë këto përgjigje:

Shumë të kënaqur: 7,0%

Mjaft të kënaqur: 22,0%
– Totali Shumë + Mjaft: 29,0%

Pak të kënaqur: 37,0%

Aspak të kënaqur: 21,0%

Nuk e di / Nuk përgjigjem: 13,0%

Të dhënat tregojnë se vetëm rreth një e treta e qytetarëve (29%) shprehen pozitivisht për punën e bërë nga Bashkia e Tiranës gjatë dy mandateve të Veliajt, ndërsa 58% e të anketuarve janë shprehur “pak” ose “aspak” të kënaqur.

Sondazhi: Vetëm 1 në 3 qytetarë të Tiranës të

Të fundit