Flash News

E-TJERA

Sondazhi Zaloshnja/ JavaNews në tri bashkitë e mëdha: Berisha fiton Shkodrën dhe Lushnjën

Sondazhi Zaloshnja/ JavaNews në tri bashkitë e mëdha: Berisha

JavaNews angazhoi sondazhistin e mirënjohur Eduard Zaloshnja, për të zhvilluar një sondazh rreth zgjedhjeve të pjesshme të bashkive Dibër, Durrës e Shkodër. Sondazhi u krye në 24 orët e fundit, duke shpërndarë në këto tre bashki 3500 SMS të rastësishme, në përpjestim me numrin e banorëve të tyre (shkalla përfaqësimit statistikor: 1 SMS mesatarisht për çdo 73 banorë të rritur). Nga 3500 banorët e rastësishëm të këtyre bashkive që morën SMS, ishin të vendosur të votonin qysh sot 2656 prej tyre.

Pyetja kryesore në sondazh ishte “Për cilin kandidat do të votonit, nëse zgjedhjet në bashkinë tuaj do të zhvilloheshin sot?” Gjithashtu, të anketuarit u pyetën për gjininë, moshën, vendbanimin (urban-rural), bashkinë ku banonin dhe për votën e tyre të 25 prillit 2021. Në këtë mënyrë, u krijua mundësia për të kontrolluar nëse kampioni statistikor ishte i balancuar gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht. Në fakt, kampioni rezultoi disi i zhbalancuar, dhe për këtë arsye, u ripeshua statistikisht, për ta përfaqësuar sa më mirë elektoratin e këtyre tre bashkive.

Bashkia Dibër

Meqënëse 724 të anketuar dibranë rezultuan të vendosur të votonin qysh sot, u bë e mundur që të llogaritej statistikisht shpërndarja e votave mes kandidatëve në Dibër, me maksimum marzhi të gabimit statistikor plus/minus 3.3%. Duke ndjekur procedurat statistikore të përshkruara më sipër, rezultoi se kandidati i Berishës+LSI etj. do të kishte marrë sot 39.5% të votave (marzhi i gabimit statistikor +/-3.3%), i Ramës 39.3% (marzhi i gabimit statistikor +/-3.3%), dhe i Bashës 21.2% (marzhi i gabimit statistikor +/-2.9%).

Në Dibër gara është statistikisht e hapur vetëm mes vendit të parë e të dytë, sepse kandidati i tretë (i Bashës) ka distancë nga i dyti përtej marzhit të gabimit statistikor (shihni tabelën e intervalit të marzhit statistikor për Dibrën).

Sondazhi Zaloshnja/ JavaNews në tri bashkitë e mëdha: Berisha

 

Sondazhi Zaloshnja/ JavaNews në tri bashkitë e mëdha: Berisha

Bashkia Durrës

Meqënëse 1002 të anketuar durrsakë rezultuan të vendosur të votonin qysh sot, u bë e mundur që të llogaritej statistikisht shpërndarja e votave mes kandidatëve në Durrës, me maksimum marzhi të gabimit statistikor plus/minus 3.1%. Duke ndjekur procedurat statistikore të përshkruara më sipër, rezultoi se kandidatja e Ramës do të kishte marrë sot 48.4% të votave (marzhi i gabimit statistikor +/-3.1%), i Berishës+LSI etj. 28.5% (marzhi i gabimit statistikor +/-2.8%), dhe i Bashës 23.1% (marzhi i gabimit statistikor +/-2.7%).

Në Durrës gara mbetet statistikisht e hapur vetëm mes vendit të dytë e të tretë, sepse epërsia e kandidates së Ramës është përtej marzhit të gabimit statistikor (shihni tabelën e intervalit të marzhit statistikor për Durrësin).

Sondazhi Zaloshnja/ JavaNews në tri bashkitë e mëdha: Berisha

Sondazhi Zaloshnja/ JavaNews në tri bashkitë e mëdha: Berisha

Bashkia Shkodër

Meqënëse 930 të anketuar shkodranë rezultuan të vendosur të votonin qysh sot, u bë e mundur që të llogaritej statistikisht shpërndarja e votave mes kandidatëve në Shkodër, me maksimum marzhi të gabimit statistikor plus/minus 3.3%. Duke ndjekur procedurat statistikore të përshkruara më sipër, rezultoi se kandidati i Berishës+LSI etj. do të kishte marrë sot 45.2% të votave (marzhi i gabimit statistikor +/-3.3%), e Ramës 38.9% (marzhi i gabimit statistikor +/-3.1%), dhe i Bashës 15.8% (marzhi i gabimit statistikor +/-2.6%).

Në Shkodër gara është statistikisht e hapur vetëm mes vendit të parë e të dytë, sepse kandidati i tretë (i Bashës) ka distancë nga i dyti përtej marzhit të gabimit statistikor (shihni tabelën e intervalit të marzhit statistikor për Shkodrën).

Sondazhi Zaloshnja/ JavaNews në tri bashkitë e mëdha: Berisha

 

Sondazhi Zaloshnja/ JavaNews në tri bashkitë e mëdha: Berisha

*Gjasat më të mëdha janë që rezultatet reale të jenë të përqendruara afër qendrave të intervaleve të marzheve statistikore./JavaNews

Të fundit