Flash News

E-TJERA

Sonte mbërrijnë në Shqipëri dy avionë të tjerë me afganë

Sonte mbërrijnë në Shqipëri dy avionë të

Dy avionë të tjerë me shtetas afganë do të mbërrijnë mbrëmjen e sotme në Shqipëri, pas grupit të parë me 121 afganë.

Sonte mbërrijnë në Shqipëri dy avionë të

Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Jashtme, e cila njofton se avioni i parë nga Kabuli pritet të mbërrijë pak para mesnatës e pas tij edhe avioni i dytë dhe do të priten nga ministra Xhaçka.

“Gjatë mbrëmjes së sotme priten të mbërrijnë në Tiranë dy fluturime të tjera me qytetarë afganë. Avioni i parë nga Kabuli pritet të mbërrijë pak para mesnatës e pas tij edhe avioni i dytë. Pasagjerët do të priten në pistë nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Me uljen në pistën e Rinasit do ju bëhen me dije detaje të tjera”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Kujtojmë se 121 afganët e parë që kanë mbërritur këtë të premte në vendin tonë, aktualisht janë të akomoduar në “Prestige Resort” në Durrës.

Sonte mbërrijnë në Shqipëri dy avionë të

Të fundit