Flash News

E-TJERA

Sonte ndeshja Shqipëri-Islandë, si pritet të jetë formacioni i kombëtares

Sonte ndeshja Shqipëri-Islandë, si pritet të jetë formacioni

Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja presin në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, Islandën, në takimin e fundit të vlefshëm për grupin e dytë të Ligës B të Ligës së Kombeve.

Ekipi shqiptar ka parashikuar që ndeshjen ta nisë me skemën 3-5-2, ku risia në qendër të mbrojtjes është Klaus Gjasula, i cili për herë të parë luajti në këtë pozicion me fanellën kuqezi në pjesën e dytë të ndeshjes në Izrael.

“Është normale të shikoj gjithë grupin kur janë dy ndeshje afër, dhe un do të bëj ndryshime por nesër do të ndaj skemën. janë 5-6 lojtarë nuk kanë shumë minuta në këmbë dhe duhet të bëj vlerësimet e mia, duhet të shikojmë edhe formën e tyre. Sigurisht do ketë ndryshime”, tha Reja një ditë më parë në në konferencën për shtyp.

Ndeshja Shqipëri-Islandë pritet të luhet sonte në ora 20:45.

Sonte ndeshja Shqipëri-Islandë, si pritet të jetë formacioni

Të fundit