Flash News

E-TJERA

Soreca: Besimplotë se largohem nga Shqipëria në prag të çeljes se negociatave

Soreca: Besimplotë se largohem nga Shqipëria në prag të

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca është shprehur se është besimplotë se po largohet nga Shqipëria në prag të çeljes së negociatave në muajin qershor.

“Vitin e shkuar në qershor ishte Këshilli që vendosi që Shqipëria kishte plotësuar çdo kusht të kërkuar, këto nuk kishin ndodhur me parë. Borell tha se është shumë e rëndësishme të çelen negociatat për Shqipërinë. Jam besimplotë se largohem në prag të çeljes se negociatave. Reforma në drejtësi ka patur ecuri, tani flasim për konsolidimin e institucioneve. E njoh gjyqësorin për shkak të punës sime dhe këto gjëra kërkojnë kohë. Vetingu do vazhdojë, dy ditë me parë një gjyqtar tjetër erdhi në gjykata kushtetuese”, tha Soreca nga Erseka.

Sa i përket rritjes së çmimeve, ambasadori u shpreh se kjo ka ardhur si pasojë të luftës dhe jo sanksioneve.

“Jam plotësisht i vetëdijshme për rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe karburantit. Është e rëndësishme të mbrohen familjet në nevojë dhe bizneset e vogla. Kjo vjen në sajë të luftës dhe jo ne saje te sanksioneve. BE do jetë afër Shqipërisë, siç ka qenë dy herët e fundit në pandemi e tërmet. Ndihma do të vazhdojë në qoftë se lufta do vazhdojë”, tha Soreca.

Të fundit