Flash News

E-TJERA

Soreca mbështet iniciativën që lumi Vjosa të shpallet Park Kombëtar: Të dëgjohet zëri i komuniteteve dhe ekspertëve

Soreca mbështet iniciativën që lumi Vjosa të shpallet Park
Luigi Soreca

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka theksuar mbështetjen për krijimin e Parkut Kombëtar të lumit Vjosa. Ai bën me dije se BE së bashku me ambasadat e vendeve anëtare po e ndjekin këtë çështje nga afër dhe janë në konsultim me autoritetet shqiptare.

Soreca kërkon që të dëgjohet zëri i qytetarëve, aktivistëve dhe ekspertëve të mjedisit. Këta të fundit kërkojnë që të mos zhvillohet asnjë ndërhyrje dhe që lumi Vjosa të shpallet Park Kombëtar.

“Ne mbështesim iniciativën për krijimin e Parkut Kombëtar Vjosa. Bashkimi Europian vazhdon ta ndjekë këtë çështje nga afër së bashku me Ambasadat e BE, në konsultim me autoritetet e Shqipërisë. Është thelbësore që zëri i komuniteteve lokale dhe ekspertëve të mjedisit të dëgjohet”, shkruan Soreca në Twitter.

Të fundit