Flash News

E-TJERA

Soreca: ODIHR tha se zgjedhjet ishin pa probleme, SPAK të hetojë krimet zgjedhore

Soreca: ODIHR tha se zgjedhjet ishin pa probleme, SPAK të hetojë

Duke iu referuar raportit të OSBE/ODIHR, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ishin të rregullta dhe pa probleme.

Gjatë një takimi me qytetarët në Durrës, Soreca tha se në qendrat e votimeve ka pasur përmirësime krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Gjithsesi, ai bëri thirrje që të ndiqen dhe të hetohen të gjitha parregullsitë.

"Arsyet e turit janë dëgjimi i zërit të komuniteteve, zëri i të cilëve nuk është dëgjuar. Dua të degjoj problematikat edhe për zgjedhjet, çfarë funksionoi e çfarë jo, për t’i bërë zgjedhjet lokale më të mira. Është vlerësim i mirë pjesëmarrja e të rinjve që votuan për herë të parë. Kjo është tepër pozitive dhe të rinjtë kanë mundësi t’ju dëgjohet zëri. Ne kemi projekte të vazhdueshme me të rinjtë.

Ne kemi marrë pjesë në ditën e zgjedhjeve dhe procesin e numërimit. Objektivi ishte të monitoronim procedurën dhe zbatimin e Kodit Zgjedhor. OSBE/ODIHR folën e thanë se zgjedhjet ishin të rregullta e pa probleme. Ajo që kemi parë është se në qendrat e votimit ka pasur përmirësime në krahasim me zgjedhjet e mëparshme. Është shumë e rendesishme të ndiqen të gjitha parregullsitë, të hetohen e shikohen. Për ne është e rëndësishme që nga administrata zgjedhore dhe institucionet gjyqësore të shikohen parregullsitë. Edhe SPAK ka mandat më të zgjeruar për të hetuar krimet zgjedhore. Ne po i ndjekim çështjet nga afër. Ne me qeverinë qëndrore dhe vendore do jemi zëri juaj”, tha Luigi Soreca

Të fundit