Flash News

E-TJERA

Soreca takon Artur Metanin: Do vijojmë asistencën teknike për ILD-në

Soreca takon Artur Metanin: Do vijojmë asistencën teknike për

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me kreun e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, diplomati europian tregon detaje nga takimi me Metanin, ndërsa thekson se BE do të vijojë asistencën teknike me ILD-në.

“I lumtur që u takuam përsëri me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metanin në ambientet e tij të reja. E përgëzova për vitin e parë të punës, përfshirë edhe komunikimin e mirë me publikun. Bashkimi Europian do të vazhdojë të sigurojë asistencë teknike për ILD-në për të rritur më tej efikasitetin e saj.”, shkruan Soreca.

Të fundit