Flash News

E-TJERA

Soreca takon Bashën: Opozita do të luaj rol vendimtar në legjislaturën e re

Soreca takon Bashën: Opozita do të luaj rol vendimtar në

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Soreca, ndërsa ka postuar edhe foto nga takimi mes tyre, ndërsa Basha shoqërohej nga sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi dhe deputetja e zgjedhur në 25 prill, Jorida Tabaku.

Në postimin  tij, ambasadori shkruan se kanë diskutuar gjatë mbi situatën aktuale politike pas zgjedhjeve, ndërsa thekson se opozita do të luaj rol vendimtar në legjislaturën e re.

“Diskutim i gjatë sot mes ambasadorit të BE në Tiranë dhe kreut të PD, Lulzim Basha. Në funksion të legjislaturës së re, ku opozita do të luajë një rol vendimtar, ne shkëmbyem mendimet mbi situatën aktuale politike pas zgjedhjeve, integrimin në BE, median dhe Reformën në Drejtësi”, shkruan ambasadori Soreca.

 

Të fundit