Flash News

E-TJERA

Soreca takon Sokol Sadushin: Hap madhështor puna që ka bërë GjL me çështjet e prapambetura; diskutojnë për vakancat

Soreca takon Sokol Sadushin: Hap madhështor puna që ka bërë
Luigi Soreca me Sokol Sadushin

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me zëvendëskryetarin e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushin.

Sipas njoftimit të ambasadës, takimi është është zhvilluar dhe dhe është diskutuar mbi aktivitetin e deritanishëm të gjykatës, sfidat dhe çështjet e prapambetura.

Sadushi i tha Sorecës se plotësimi i Gjykatës së Lartë është i nevojshëm për të rritur eficencën si dhe për të përzgjedhur anëtarët e  rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Nga ana tjetër Soreca vlerësoi punën e kryer nga Gjykata e Lartë me çështjet e prapambetura, duke e quajtur atë një hap madhështor. Soreca e siguroi Sadushin se mbështetja e Bashkimit Evropian do të vijojë, duke theksuar se BE ka një plan të qartë për institucionet e pavarura të drejtësisë.

Një ditë më parë Luigi Soreca u takua me kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami. Soreca dhe Llagami diskutuan në takim për rezultatet dhe sfidat e institucionit të KLGJ-së, si dhe gjithë sistemit gjyqësor në tërësi.

Të fundit