Flash News

E-TJERA

Soreca takon Tabakun: Përshëndeta rikthimin e opozitës, integrimi i Shqipërisë në BE është një përparësi ndërpartiake

Soreca takon Tabakun: Përshëndeta rikthimin e opozitës, integrimi

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka takuar sot Jorida Tabakun, Kryetaren e Komisionit të Integrimit në Parlamentin e Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Soreca shkruan se ka përshëndetur rikthimin e opozitës në Kuvend dhe ka vënë theksin se integrimi i Shqipërisë në BE është një përparësi ndërpartiake.

U takova sot me Jorida Tabakun, Kryetaren e Komision të Integrimit Evropian të Parlamentit të Shqipërisë. E përgëzova për emërimin dhe e përshëndeta për kthimin e opozitës në Parlament. Integrimi i Shqipërisë në BE është një përparësi ndërpartiake, kombëtare mbi të cilën të gjitha forcat politike duhet të punojnë së bashku në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë .

Integrimi në BE duhet të qëndrojë lart në axhendat e Qeverisë dhe Parlamentit. Do të vazhdoj të mbështesë punën e Komisionit, i cili luan një rol të rëndësishëm në monitorimin e punës së Qeverisë në reformat drejt Bashkimit Europian”, shkruan Soreca.

Të fundit