Flash News

E-TJERA

Soreca thirrje institucioneve të drejtësisë: Ndërtoni besim përmes standardeve më të larta evropiane

Soreca thirrje institucioneve të drejtësisë: Ndërtoni besim

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka deklaruar se institucionet e drejtësisë shqiptare duhet të vijojnë punën e tyre për të ofruar integritet dhe pavarësi në sistemin e drejtësisë.

Përmes një postimi në Twitter, Soreca shkruan se institucionet e drejtësisë duhet të përdorin të gjitha standardet e nevojshme evropiane për të rindërtuar besimin e qytetarëve shqiptarë.

"Të gjitha institucionet duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku për të ofruar eficencë, integritet dhe pavarësi në sistemin e drejtësisë. Për të rindërtuar besimin në drejtësi dhe të ofrojnë drejtësi për shqiptarët.

Ata duhet gjithashtu të tregojnë udhëheqje dhe nevojën për të aplikuar standardet më të larta të mundshme evropiane", shkruan Soreca në postimin e tij.

Të fundit