Flash News

E-TJERA

Soros “i bën qokën” Ramës: Ti je një frymëzim për botën, vëlla!

Soros “i bën qokën”  Ramës: Ti je një

Alex Soros, djali i miliarderit George Soros, është kujtuar për të uruar kryeministrin Edi Rama për ditëlindje, i cili më 4 Korrik bëri 60 vjeç.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Soros nuk nguron ta quajë Ramën “vëlla”.

 Ai i thur lavde kreut të qeverisë shqiptare, duke shkuar deri aty sa e quan frymëzim për botën.

“Vëllai im Edi Rama mbushi 60 vjeç javën e kaluar. Ishte një nder të kalonim kohë në Shqipëri së bashku. Ti je një frymëzim për botën, vëlla! 60-a nuk është 40 e re, është Edi i ri!”, shkruan Soros.

Alex Soros njihet për miqësinë me Edi Ramën dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, ku viziton shpesh dhe Tiranën për t’i takuar ata dhe këtë gjë na i ka bërë me dije përmes fotove të postuara në rrjet.

 Në ditëlindjen e vitit të kaluar të Ramës, Soros ndodhej në Tiranë ku festoi me kryeministrin shqiptar.

Të fundit