Flash News

E-TJERA

Sot ‘1 Maji’, Meta: Ditë reflektimi, të dëgjojmë me përulësi zërin e punëtorëve

Sot ‘1 Maji’, Meta: Ditë reflektimi, të dëgjojmë

Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje që Dita e Punëtorëve të shihet si një ditë reflektimi për kushtet e punës në vend, dhe jo si një ditë feste.

Në një postim në Facebook, Meta liston disa nga problemet me të cilat punonjësit shqiptarë ndeshen në vendin e punës, teksa kërkon që zëri i tyre të dëgjohet me përulësi dhe situata aktuale me vendete e punës në Shqipëri të marrë fund.

"1 Maji nuk mund të jetë thjeshtë një ditë feste, por një ditë reflektimi për të gjitha ditët dhe kushtet e punës në Shqipëri.

Puna jo e mirëpaguar, pa kontratë të rregullt dhe kontribute pensioni, pa sigurim shëndetësor dhe të drejta për pushim me pagesë e zhvesh punëtorin nga dinjiteti dhe e vendos në një marrëdhënie shfrytëzimi.

Kjo situatë duhet të marrë fund!

Pasojat e rënda dhe afatgjata të pandemisë dhe luftës në Ukrainë, në veçanti rritja abuzive e çmimeve, e shtrojnë më me forcë këtë domosdoshmëri, në veçanti për rritjen e pagës minimale, garantimin e kushteve në vendin e punës dhe të çdo të drejte që siguron mirëqenie dhe drejtësi sociale.

Të dëgjojmë me përulësi zërin e punëtorëve!", shkruan Meta në Facebook. 

Qytetarët kanë organizuar sot një marshim nga Sheshi 'Skënderbej' drejt Kryeministrisë, ku kërkonin rritje pagash, punë dinjitoze si edhe perspektivë shoqërore.

Të fundit