Flash News

E-TJERA

Sot 11 vite nga heqja e vizave për shqiptarët, Kosova në pritje të dritës jeshile

Sot 11 vite nga heqja e vizave për shqiptarët, Kosova në pritje

Sot shënohen 11 vite nga dita kur hyri në fuqi vendimi i Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë që udhëtojnë në shtetet e Bashkimit Evropian.

Këshilli i ministrave të Drejtësisë dhe të Brendshëm të BE-së më 8 dhjetor të vitit 2010 miratuan liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën, ndërsa më 15 dhjetor, vendimi hyri në fuqi.

Pas kësaj date, shqiptarët mund të lëviznin të lirë në 27 vendet e zonës Shengen. Kjo ishte një ngjarje e madhe për shqiptarët. Këta të fundit duhet të plotësojnë disa kushte për të lëvizur në zonën Shengen.

Ishte Komisioni Europian që bëri propozimin dhe që është i autorizuar të vlerësojë çdo vit zbatimin e marrëveshjes. Në raportin e tij të fundit, Komisioni deklaroi se Shqipëria i ka përmbushur detyrimet, duke propozuar ruajtjen e këtij regjimi. Por gjatë viteve të fundit kanë qarkulluar lajmë që Shqipëria rrezikon t'i hiqen vizat.

Një shtetas shqiptar nuk mund të qëndrojë në hapësirën Shengen më shumë se 90 ditë për 180 ditë kalendarike. Mosrespektimi i këtij afati përbën shkelje dhe ndaj personave që e konsumojnë ka penalitete si gjoba dhe ndalim të lëvizjes për një kohë të caktuar.

Lëvizje e lirë nuk u jep të drejtën qytetarëve shqiptarë të drejtën për t’u punësuar, apo për të kërkuar azil, në këto shtete. Shtetasit që kërkojnë të qëndrojnë në një shtet të caktuar për arsye punësimi duhet të asplikojnë për vizë apo leje qëndrimi.

Liberalizimi i vizave tashmë po kërkohet dhe për shtetin tjetër shqiptar, Kosovën. Kjo e fundit pret një "dritë jeshile", pasi është e bindur se i ka përmbushur kushtet. Pavarësisht se kanë kaluar 11 vite nga liberalizimi i vizave dhe 7 nga marrja e statusit të vendit kandidat, Shqipëria ende nuk ka marrë një "PO" për çeljen e negociatave.

Të fundit