Flash News

E-TJERA

Sot 7 Marsi, si lindi festa e mësuesit dhe historia e saj

Sot 7 Marsi, si lindi festa e mësuesit dhe historia e saj

Sot, më 7 mars, në Shqipëri festohet Dita e Mësuesit, një nga datat më të rëndësishme për arsimin dhe figurën e mësuesit.

Në shkolla në të gjithë vendin organizohen aktivitete dhe nxënësit shprehin mirënjohjen e tyre ndaj mësuesve për kontributin në edukimin e brezave.

Kjo festë lidhet me një moment historik për arsimin shqiptar, hapjen e Mësonjëtores së parë shqipe në Korçë më 7 mars të vitit 1887. Në atë periudhë, mësimi i gjuhës shqipe ishte i ndaluar nga Perandoria Osmane, por shqiptarët arritën të hapnin shkollën e parë ku mësimi zhvillohej në gjuhën shqipe.

Mësonjëtorja e Korçës u kthye në një simbol të rëndësishëm të përpjekjeve për arsim, identitet dhe kulturë kombëtare. Që prej asaj kohe, 7 Marsi përkujtohet si Dita e Mësuesit, një ditë kushtuar punës dhe përkushtimit të tyre ndër vite.

Edhe këtë vit, nxënës dhe ish-nxënës i drejtojnë mesazhe falënderimi mësuesve, duke vlerësuar rolin e tyre në formimin dhe edukimin e shoqërisë.

Të fundit