Flash News

E-TJERA

Sot afati i fundit për lirimin e banesave, banorët e prekur nga projekti TID në Durrës: Do përshkallëzojmë protestat

Sot afati i fundit për lirimin e banesave, banorët e prekur nga

Sot, është afati i fundit për lirimin vullnetar të banesave, që preken nga projekti TID në Durrës.

Banorët e prekur kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, ku shprehen se kundërshtojnë mënyrën e zbatimit të projektit dhe alternativave që iu kanë ofruar institucionet.

Ata vlerësojnë se projekti ka mangësi dhe paralajmërojnë përshkallëzim të protestave, duke theksuar se kanë nisur komunikimet në nivel ndërkombëtar dhe do të vijojnë në mbrojtje të të drejtave të tyre dhe të parimeve të shtetit ligjor.

Deklarata:

Në vijim të diskutimit të zhvilluar me përfaqësues institucionalë, Kryeministrin dhe Kryetaren e Bashkisë Durrës, ndiejmë detyrimin të bëjmë publike qëndrimin tonë si banorë të prekur nga projekti.

Gjatë takimit u deklarua qartë se projekti do të realizohet patjetër dhe se nuk do të ketë asnjë ndryshim në të.

Alternativat që na u ofruan janë:

* të pranojmë një çmim shpronësimi (pak më të lartë);

* të zhvendosemi në zona periferike të përcaktuara prej tyre;

* ose të mblidhemi të gjithë në një objekt të vetëm, të zgjedhur nga Bashkia.

Ne e kundërshtojmë këtë qasje.

Projekti ka mangësi dhe shkelje procedurale. Ka prona të papërfshira në listën e shpronimeve ose pa ekspertizë të saktë. Nuk mund të pranojmë një projekt me shkelje vetëm sepse është vendosur të zbatohet.

* Propozimet e Kryeministrit nuk janë dakordësuar me ne.

* Çmimi referencë është një çmim dysheme.

* Zhvendosja, edhe nëse pranohet nga banorët, duhet të bëhet me dakordësinë e vetë tyre.

* Deri tani, propozimet mbeten vetëm fjalë.

Kërkojmë:

– Shtyrje të afateve ligjore të ekzekutimit të projektit;

– Pezullim të shembjeve;

– Shqyrtim ligjor të plotë të çdo rasti, një e nga një.

Në të kundërt, do të detyrohemi të përshkallëzojmë protestën dhe të intensifikojmë reagimin tonë publik dhe institucional. Komunikimet tona në nivel ndërkombëtar tashmë janë realizuar dhe do të vijojnë, në mbrojtje të të drejtave tona dhe të parimeve të shtetit ligjor.

Ne kërkojmë vetëm ligjshmëri dhe respekt për të drejtën tonë të pronës.

 

Të fundit