Flash News

E-TJERA

Sot dhe nesër nuk ka kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë

Sot dhe nesër nuk ka kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë

Nis nga sot zbatimi i marrëveshjes për hapjen tërësore të kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas një nga marrëveshjeve që u arrit në mbledhjen e fundit të përbashkët të dy qeverive çdo fundjavë lëvizja në kufirin me Kosovën do të bëhet pa pengesa dhe regjistrime.

Sipas marrëveshjes, lehtësimi i lëvizjes do të vijojë deri më datë 30 shtator, çdo fundjavë dhe festë zyrtare, ku qytetarët nuk do të regjistrohen nga Policia e Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo gjë ka shtuar dhe fluksin e lëvizjes në piken kufitare të Morinës ku të shumtë janë shqiptarët e Kosovës që vijnë për të kaluar pushimet në Shqipëri.

 

Të fundit