Flash News

E-TJERA

Sot dhe nesër vaksinohen qytetarët mbi 18-vjeç, rreth 23 mijë persona kanë aplikuar në e-Albania

Sot dhe nesër vaksinohen qytetarët mbi 18-vjeç, rreth 23
Foto ilustruese

Sot dhe nesër mund të vaksinohen të gjithë qytetarët që janë mbi 18-vjeç. Ministria e Shëndetësisë e njoftoi këtë vendim disa ditë më parë, duke iu bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të aplikojnë në portalin e-Albania për tu vaksinuar.

Këto dy ditë, të gjithë personat mbi 18-vjeç mund të vaksinohen nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes. Deri më tani kanë aplikuar rreth 23 mijë qytetarë për të marrë vaksinën anti-Covid.

Deri më tani në vendin tonë janë kryer rreth 950 mijë vaksinime, ku afro 400 mijë qytetarë i kanë marrë të dyja dozat. Mbrëmjen e djeshme mbërritën 24,040 vaksina, 14,040 doza nga Pfizer dhe 10 mijë AstraZeneca.

Me sasinë e dozave të mbërritura një ditë më parë, numri i vaksinave që ka siguruar Shqipëria në total shkon në 1,103,690 doza. Kujtojmë që procesi i imunizimit ka nisur javën e dytë të muajit janar, si fillim me grupet e riskut dhe më pas nisi vaksinimi masiv.

Të fundit