Flash News

E-TJERA

Sot Dinamo-Partizani në “Air Albania”, rrugët që do të bllokohen në Tiranë

Sot Dinamo-Partizani në “Air Albania”, rrugët që do

Sot në orën 16.45 në stadiumin “Air Albania” do të luhet ndeshja Dinamo-Partizani. Policia e Tiranës ka njoftuar planin e masave të marra dhe rrugët që do të bllokohen në kryeqytet. Sipas policisë, do të ketë rrugë që do bllokohen pjesërisht dhe plotësisht.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 14.00 deri në përfundim të aktivitetit, janë:

* Rruga “Lek Dukagjini” përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Do të ketë bllokim të pjesshëm të rrugëkalimeve të tifozëve, si më poshtë:

Lëvizja e tifozëve të Dinamos

* Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" - Rruga “Bajram Curri” - Rruga “Papa Gjon Pali II” - stadium.

Lëvizja e tifozëve të Partizanit

* Pallati i Operas – bulevardi "Dëshmorët e Kombit" - Sheshi ”Nënë Tereza”- rruga “Lek Dukagjini” - stadium.

Policia bën me dije se nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë itinerarit të caktuar. Gjithashtu do të ushtrojë kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme (si sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj).

Në stadium nuk do të lejohen të hyjnë fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindërit apo kujdestarit, tifozë me fytyrë të mbuluar dhe ata që janë identifikuar si problematikë.

 

Të fundit