Flash News

E-TJERA

Sot Dita e Diasporës, si e gjen Shqipërinë 18 dhjetori

Sot Dita e Diasporës, si e gjen Shqipërinë 18 dhjetori

18 dhjetori shënon Ditën e Diasporës. Shqipëria është një shtet që diferenca mes popullsisë që jeton në vend dhe asaj jashtë kufijve nuk është e lartë.

Sipas të dhënave të publikuara pak javë më parë nga OKB, shqiptarët përbëjnë diasporën e tretë më të madhe në botë, me rreth 30% të të lindurve në vend që tani jetojnë jashtë kufijve të saj.

Shqipëria ka rreth 1.2 milionë emigrantë. Kjo i vendos ata mbi vendet si Siria, Moldavia dhe Armenia. Migrimi përbën një rrezik të madh për Shqipërinë, ku mbi gjysma e popullsisë së saj dëshiron ose planifikon të largohet.

Përveç kësaj, eksodi masiv i të rinjve dhe të arsimuarve ka çuar në mangësi të konsiderueshme në sektorin e punës, si hoteleria, turizmi, prodhimi dhe bujqësia.

Frenimi i emigrimit është një nga sfidat aktuale për vendin. Kujtojmë që emigrantët shqiptare janë kthyer në një shqetësim serioz për Britaninë. Ndërkohë në vend, shumë të rinj po dynden në degët e mjekësisë, të cilat ofrojnë mundësi punësimi jashtë vendit.

Korrupsioni, mungesa e vendeve të punës, kushtet e punës dhe pagat e ulëta janë disa nga arsyet që i detyrojnë shqiptarët të braktisin vendin e tyre.

Të fundit