Flash News

E-TJERA

Sot dita më e ftohtë e Janarit, temperaturat zbresin deri në -12°C

Sot dita më e ftohtë e Janarit, temperaturat zbresin deri në

Shqipëria po përjeton sot ditën më të ftohtë të muajit janar, me temperatura ekstremisht të ulëta në të gjithë territorin e vendit.

MeteorologiaTanja Porja, bëri të ditur se moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me diell, por i shoqëruar me vlera shumë të ulëta termike.

Sipas saj, kjo pritet të jetë jo vetëm dita më e ftohtë e janarit, por edhe një nga ditët më të ftohta të gjithë dimrit 2025–2026, nëse muaji shkurt nuk sjell masa ajrore edhe më të ftohta.

“Në orët e mesditës, temperaturat do të mbeten nën zero në zonat malore, nga -4°C deri në -1°C, ndërsa në ultësirën perëndimore maksimumet do të variojnë nga 4 deri në 6°C, me jugperëndimin që arrin deri në 8°C”, tha Porja.

Në zonat malore, temperaturat minimale kanë zbritur deri në -12 gradë Celsius, ndërsa vlera nën zero janë regjistruar edhe në zonat qendrore dhe përgjatë bregdetit.

Gjatë mesditës, temperaturat do të mbeten negative në zonat malore, duke luhatur nga -4 deri në -1 gradë Celsius. Në ultësirën perëndimore, temperaturat maksimale do të variojnë nga 4 deri në 6 gradë, ndërsa në jugperëndim pritet të arrijnë deri në 8 gradë Celsius.

Meteorologia theksoi gjithashtu se era do të fryjë mesatare deri herë pas here e fortë nga veriu dhe verilindja, duke rritur ndjeshëm ndjesinë e të ftohtit. Sa i përket vranësirave, ato do të jenë të pakta dhe kalimtare kryesisht në veri dhe lindje, ndërsa pjesa më e madhe e vendit do të mbetet me kthjellime.

Të fundit