Flash News

E-TJERA

Sot dy seanca në Kuvend, shqyrtohen nisma e PD për shkarkimin e Peleshit dhe ngritja e komisionit hetimor “McGonigal”

Sot dy seanca në Kuvend, shqyrtohen nisma e PD për shkarkimin e

Sot në Kuvendin e Shqipërisë pritet të mbahen dy seanca plenare.

Në orën 10:00, do të shqyrtohet nisma e PD për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi,  me pretendimin se ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe rregulloren e këtij institucioni dhe ku do të prezantohen dy raportet e PS dhe PD. 

Po ashtu, Kuvendi do të diskutojë edhe mbi projektvendimin “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-se, Charles McGonigal”.

Ndërsa në orën 11:30, pritet të nisë raportimi is disa institucioneve. Së pari do të raportojë kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, e cila nuk mundi të raportonte në seancën e shkuar. Pritet që të prezantohet edhe raporti i Avokates së Popullit për 2024, Erinda Ballanca. Po ashtu, do të paraqiten edhe raportet e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, i Institutit të Statistikave, i AMA-s dhe RTSH-së. Në rend dite janë edhe disa projektligje.

Sot dy seanca në Kuvend, shqyrtohen nisma e PD për shkarkimin eSot dy seanca në Kuvend, shqyrtohen nisma e PD për shkarkimin e

Të fundit